Sporti

Gjilani konfirmon lëndimin serioz të Hamdi Namanit

02/25/2026 17:10
nga:Mergim Rreci

Sport Club Gjilani ka konfirmuar një lajm jo të mirë për skuadrën, pasi futbollisti Hamdi Namani ka pësuar një lëndim serioz gjatë ndeshjes ndaj FC Prishtina.

Sipas komunikatës zyrtare të klubit, Namani ka ndjerë dhimbje në rrethin e gjurit gjatë takimit, ndërsa pas kontrolleve dhe ekzaminimeve mjekësore është konfirmuar se ai ka pësuar rupturë të ligamentit medial kolateral (MCL).

Si pasojë e këtij dëmtimi, lojtari do t’i nënshtrohet trajtimit dhe fazës së rehabilitimit për një periudhë të caktuar kohore, në përputhje me protokollet mjekësore.

Ende nuk është bërë e ditur koha e saktë e mungesës së tij në fushë. Klubi gjilanas ka bërë të ditur se do ta mbështesë maksimalisht Namanin gjatë procesit të rikuperimit, duke i uruar njëkohësisht shërim sa më të shpejtë dhe rikthim të fortë në fushën e blertë.

/GazetaBlic Sport/