Lajme

Damka dhe Prattipati flasin për prosperitetin e komuniteteve në Kosovë

02/25/2026 11:49
nga:Genita C

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, është takuar me zëvendëskryeministrin për Çështje të Pakicave dhe Bashkpëunim, Fikrim Damka.

Në bashkëbisedim u theksua rëndësia e sigurimit të prosperitetit të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Prattipati dhe Damka po ashtu diskutuan përpjekjet për të forcuar mbështetjen dhe bashkëpunimin ndërkomunitar.