Sporti

Përfundon me tension pjesa e parë e duelit Ferizaj – Ballkani

02/22/2026 13:52
nga:L J

Ka përfunduar pjesa e parë e duelit Ferizaj – Ballkani.

Pjesa e parë e duelit përfundoi me avantazhin 2-1 të ekipit të Ferizajt. Richards realizoi dy gola për ekipin vendas, teksa për Ballkanin shënoi Almir Kryeziu.

Përfundimi i pjesës së parë pati edhe një përleshje të lojtarëve, megjithatë gjithçka u qetësua nga gjyqtari dhe ishte thjesht momentale.

Në ndeshjet tjera, Gjilani po triumfon ndaj Prishtinës me rezultatin 1-0, teksa Llapi – Drita është ende pa gola.

/GazetaBlic Sport/