Lajme

Anulohet për të shtunën qarkullimi i trenit në linjën Pejë- Prishtinë

02/20/2026 21:53
nga:Y I

Trainkos ka njoftuar se qarkullimi i trenit në linjën Pejë- Prishtinë, është anuluar për ditën e nesërme.

Në njoftimin e Trainkos, shtohet se arsyet e anulimit të qarkullimit është për shkak të arsyeve teknike.

‘’NJOFTIM

Të nderuar udhëtarë,

Ju njoftojmë se ditën e nesërme treni në linjën Pejë – Prishtinë, me nisje në ora 05:30, datë 21.02.2026, është revokuar (anuluar) për shkak të arsyeve teknike.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj.’’, thuhet në njoftim.