Lajme

Protesta e opozitës në Shqipëri, ‘blindohet’ Kryeministria

02/20/2026 18:16
nga:Y I

Teksa në bulevardin para Kryeministrisë pritet të nisë protesta e radhës e Partisë Demokratike, policia ka marrë të gjitha masat.

Në pamjet e A2 CNN shihen efektivët e policisë në terren, ndërsa godina e kryeministrisë është blinduar me veshje metalike.

Gjithashtu janë vendosur edhe gardhe metalike rrethuese, ndërkohë që qarkullimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është ndaluar dhe në mes të rrugës është vendosur si dhe herët e tjera podiumi ku do të mbajnë fjalën demokratët me mbishkrimin “Rama ik”.

Ndërkaq gazetari i A2 CNN Anesti Barjamemaj raporton se në selinë blu sapo ka mbërritur Sali Berisha ku është pritur nga militantët e tij në ambientet e jashtme.

/A2/