Presidenti amerikan, Donald Trump po mban fjalim në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes.
Ai e ka cilësuar këtë iniciativë si një nga projektet më të rëndësishme ku ka marrë pjesë ndonjëherë,.
Ai deklaroi se gjatë këtij viti, ShBA-ja ka ndaluar tetë luftëra dhe janë pranë përfundimit të një të nëntë, duke nënvizuar se konfliktet mbeten të paparashikueshme.
“Dua të shpëtoj njerëz, dhe nuk më intereson për çmimin e kësaj”, tha Trump.
Ai po ashtu lavdëroi punën e presidentes Vjosa Osmani, e cila po merr pjesë në këtë takim.
“Po bëni një punë të shkëlqyer”, i tha Trump, të parës së shtetit.


