Lajme

Aksident me fatalitet në Mitrovicë

02/18/2026 23:21
nga:Genita C

Një 30 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Mitrovicën e Jugut.

Lajmin  e ka konfirmuar Shpend Fazliu, zëdhënës i Spitalit Rajonal të Mitrovicës.

“Rreth orës 22:20, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është sjellë një i aksidentuar 30-vjeçar, pa shenja jete. Përkundër masave reanimatore në vendngjarje dhe në spital nga stafi mjekësor, fatkeqësisht ekipi mjekësor ka konsistuar vdekjen e të aksidentuarit” deklaroi ai.