Lajme

Burgim i përjetshëm për kosovarin që tentoi ta vriste gruan në Gjermani

02/18/2026 13:59
nga:Sh R

Avokati, Ardian Shabani ka dhënë detaje për një rast të rëndë, që ka ndodhur vite më parë në Gjermani.

Bëhet fjalë për dënimin me burgim të përjetshëm për kosovarin që tentoi të vriste gruan në sy të fëmijës së tij, duke e goditur atë 20 herë me thikë.

Në Klan Kosova, tha se rasti kishte ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje mes çiftit.

“Bëhet fjalë për një vepër me motive xhelozie. Burri, në mënyrë insistuese nuk ka pranuar të ndahet”, tha Shabani në “Kosova Today”.

Avokati tregoi se çfarë ka dëshmuar djali pas aktit tronditës.

“Djali ka thënë se nuk ka pasur asnjë lloj shtytje nga ana e nënës, nuk ka pasur asnjë lloj provokimi, thjesht tregoi se gjithçka ka qenë e paramenduar”, tha avokati.