Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin “Politiko” foli për pjesëmarrjen në marshin e sotëm në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Osmani theksoi se marshimi nuk ishte i organizuar nga partitë politike, por nga qytetarët, duke shtuar se aty kishte përfaqësues nga të gjitha subjektet politike.
“Absolutisht jemi ndjerë të mirëpritur, kishte përfaqësues nga të gjitha partitë sepse nuk ishte marsh i partive por i qytetarëve, ku u kundërshtua narrativa që ka për qëllim ta rishkruajë historinë. Kështu që aty ku janë qytetarët, jemi edhe ne,” u shpreh ajo.


