Lajme

Mbretëria e Arabisë Saudite uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

02/17/2026 20:30
nga:Y I

Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, ka pranuar letra urimi nga Salman bin Abdulaziz Al Saud, Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta, si dhe nga Mohammed bin Salman, Princi i Kurorës dhe Kryeministri i Arabisë Saudite, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të Presidencës, në mesazhet e tyre, Mbreti Salman dhe Princi Mohammed bin Salman kanë përcjellë urimet më të përzemërta për Presidenten Osmani, institucionet dhe popullin e Kosovës, duke dëshiruar shëndet, lumturi, progres dhe prosperitet të mëtejshëm për vendin.

Në letrat e urimit është theksuar gjithashtu rëndësia e marrëdhënieve të ngrohta dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite, si dhe përkushtimi për forcimin e partneritetit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë në të ardhmen.