Lajme

Presidentja Osmani: Rrofsh për jetë e mot, Kosova jonë e dashur!

02/17/2026 16:29
nga:Y I

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë pamjet nga aktivitet e sotme për nder të Pavarësisë së Kosovës.

Gjatë ditës, janë bërë homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova, te ai i Adem Demaçit, dhe në Prekazin historik.

Po ashtu, krerët e shtetit kanë bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore të fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovës.

“Sot, flamuri i Kosovës valon mbi çdo qytet dhe çdo fshat të Kosovës. Ai simbolizon sakrificën e brezave, guximin e vajzave dhe djemve të UÇK-së dhe amanetin që na kanë lënë dëshmorët e kombit. Le të mbajmë lart flamurin e Kosovës, flamurin e lirisë dhe sakrificës. Le të përulemi përpara kujtimit të heronjve tanë dhe ta vazhdojmë rrugën e tyre me krenari, guxim dhe dashuri për atdhe! Rrofsh për jetë e mot, Kosova jonë e dashur”, ka shkruar presidentja e vendit në llogarinë e saj në Facebook.