Sporti

Milot Rashica uron qytetarët: Urime Dita e Pavarësisë së Kosovës!

02/17/2026 08:27
nga:Mergim Rreci

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka uruar qytetarët me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Përmes një mesazhi publik, Rashica ka shprehur krenarinë dhe dashurinë për vendin, duke theksuar rëndësinë e kësaj date historike, transmeton GazetaBlic Sport.

Ylli kosovar, i cili prej vitesh përfaqëson me dinjitet fanellën e shtetit, ka 62 paraqitje me Kosovën, ku ka shënuar edhe 12 gola.

/GazetaBlic Sport/