Real Madridi dhe David Alaba kanë vendosur të ndjekin rrugë të ndara në fund të sezonit, sipas Fabrizio Romano.
Është marrë vendimi që Alaba do të largohet si lojtar i lirë kur të përfundojë sezoni.
Alaba iu bashkua Real Madridit në vitin 2021 dhe ka luajtur 126 ndeshje për klubin, duke shënuar pesë gola dhe nëntë asiste.
Reprezentuesi austriak fitoi dy herë Ligën e Kampionëve me Real Madridin, plus dy tituj të La Ligës dhe një Kupë të Mbretit. Ai mund të fitojë edhe më shumë trofe para se të përfundojë sezoni.
Alaba largohet kur kontrata e tij të përfundojë këtë verë.
/GazetaBlic Sport

