Sporti

Pedri pritet të luajë ndaj Levantes pas rikuperimit nga lëndimi

02/16/2026 18:32
nga:Lorik J

Pedri ka bërë përparim të madh nga dëmtimi i kofshës dhe tani është më afër se kurrë rikthimit në fushë.

Sipas Diario AS, Pedri do të luajë disa minuta në ndeshjen kundër Levantes nëse nuk ndryshon asgjë.

Barcelona do të luajë kundër Levantes më 22 shkurt në stadiumin e tyre në Camp Nou.

Ndeshja pritet të jetë e lehtë për Barcelonën, pasi ata po përballen me një nga ekipet më të dobëta në La Liga.

/GazetaBlic Sport