Lajme

Rrëshqitje gurësh dhe dheu në rrugën Pejë-Rugovë, vështirësohet qarkullimi

02/15/2026 13:31
nga:G B

Rruga rajonale Pejë–Rugovë është përballur sërish me rrëshqitje gurësh dhe dheu, duke krijuar vështirësi serioze në qarkullim për qytetarët.

Sipas informacioneve lëvizja e automjeteve po zhvillohet me vështirësi të theksuara.

Situata bëhet edhe më problematike gjatë fundjavave, kur zona frekuentohet nga një numër i madh vizitorësh që i drejtohen Rugovës për pushim dhe aktivitete turistike.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment dhe të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës.