Lajme

Erërat e forta lënë pa rrymë qendrën e skijimit në Brezovicë

02/15/2026 13:17
nga:G B

Qendra e skijimit në Brezovicë po përballet me ndërprerje të energjisë elektrike që nga ora 04:30 të mëngjesit, për shkak të erërave të forta që kanë përfshirë zonën gjatë natës.

Sipas informacioneve ndërprerja e energjisë është shkaktuar nga kushtet e pafavorshme të motit. Ekipet përgjegjëse kanë lokalizuar defektin dhe aktualisht po punojnë për riparimin e tij.

Për të siguruar kushtet bazike për vizitorët, hoteli Molika po furnizohet me energji elektrike përmes një gjeneratori. Sipas parashikimeve, furnizimi i plotë me energji do të rikthehet pas përfundimit të punimeve riparuese.

Vizitorët dhe pushuesit në Brezovica janë këshilluar të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e stafit të qendrës gjatë kohës që zgjat ndërprerja e energjisë.