Lajme

Zelensky pyetet nëse frikësohet se rusët do ta helmojnë

02/14/2026 18:46
nga:Sh R

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur përsëri në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Ai u pyet atë rreth Alexei Navalnyt, udhëheqësit të opozitës ruse, i cili sipas Mbretërisë së Bashkuar është helmuar në një burg rus me një toksinë vdekjeprurëse.

“A je i shqetësuar se mos të helmojnë?”, u pyet Zelensky.

“Nuk e di çfarë do të ndodhë nesër”, u përgjigj ai.

“Duhet të luftojmë çdo ditë. Çdo ditë është një jetë e re. Qëllimi ynë i vetëm është të mbijetojmë”, shtoi lideri ukrainas.

Ai vazhdoi: “Nuk mendoj për veten time sepse kemi humbur shumë njerëz. Unë jam një nga shumë njerëz në Ukrainë që luftojnë” .

“Nuk mund të mendoj për Vladimir Putinin dhe ambiciet e tij helmuese, nëse i ka. Mundohem të mos mendoj për këtë, përndryshe është e vetmja gjë për të cilën mendoj”, shtoi tutje.

“Ata na sulmojnë me qindra dronë dhe raketa – cili është ndryshimi midis helmit dhe raketave? Nuk e shoh ndryshimin”, deklaroi Zelensky.

“Për Navalnyn, nuk e di. Mendoj se Putini e bëri, por nuk e di se çfarë përdori për këtë vrasje.”