Familja Prekazi ka dhënë lajmin e hidhur për vdekjen e aktorit dhe regjisorit të njohur, Sadedin Prekazi, raporton GazetaBlic.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me drekë në varrezat e Dragodanit, dhe e pamja bëhet 3 ditë pas varrimit në Hotel Grand në Prishtinë.
Postimi i plotë:
Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot në mëngjes ndërroi jetë më i dashuri ynë, Sadedin Prekazi.
I ndjeri ishte aktor dhe regjisor i përkushtuar, i cili me talentin, pasionin dhe përulësinë e tij la gjurmë të çmuara në art dhe në zemrat e të gjithë atyre që e njohën.
Përveç kontributit të tij në skenë, ai ishte burrë shembullor, baba i dashur dhe gjysh i përkushtuar, i cili jetoi me dinjitet, mirësi dhe dashuri për familjen e tij.
Varrimi bëhet nesër me drekë në varrezat e Dragodanit.
E pamja bëhet 3 ditë pas varrimit në Hoteln Grand në Prishtinë.
E pikëlluar,
Familja Prekazi



