Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në rrjetin social X ka theksuar nevojën që Evropa të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj.
Ajo nënvizon se një kontinent i fortë duhet të jetë i gatshëm të veprojë dhe të zbatojë në praktikë parimin e mbrojtjes së ndërsjellë.
Von der Leyen shton se ky angazhim ka vlerë vetëm nëse mbështetet mbi besim të ndërsjellë dhe kapacitete reale, duke bërë thirrje për përgatitje kolektive përballë sfidave të sigurisë.
“Një Evropë e fortë bën një hap përpara, merr përsipër përgjegjësinë e saj. Dhe e vë në jetë klauzolën e saj të mbrojtjes së ndërsjellë. Ky është kuptimi i Evropës. Por ky angazhim ka peshë vetëm nëse ndërtohet mbi besimin dhe aftësinë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi të përgatitur kolektivisht”, shkruan Presidentja e KE.


