Lajme

U raportua si i zhdukur, i moshuari gjendet brenda banesës së tij

02/14/2026 09:16
nga:Y I

Një person i moshuar që ishte raportuar si i zhdukur në rrugën “Fadil Ferati” në Istog të enjten është gjetur me shenja jete brenda banesës së tij.

Policia njofton se familjarët kishin ngritur shqetësimin pasi i njëjti i cili jetonte i vetëm, nuk u ishte përgjigjur thirrjeve telefonike për një periudhë kohore.

Njësiti policor, në bashkëpunim me një të afërm të të moshuarit dhe pas konsultimit me prokurorin, kanë hapur me forcë derën e banesës. Brenda është gjetur i moshuari me shenja jete.

Ai është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor dhe aktualisht ndodhet duke marrë tretman në Spitalin Rajonal në Pejë.