Lajme

Parashikimi i motit për sot

02/14/2026 07:07
nga:Y I

Me kthjellime e diell parashihet të fillojë dita e shtunë, ku orëve të hershme të mëngjesit, përgjatë luginave të lumenjëve, mund të formohen edhe shtresa mjegulle apo mjegulline.

Ditën vransirat shtohen, e më vonë duke shkuar nga mbrëmja të reshura shiu përfshinë vendi, së pari pjesëve perëndimore e gjatë natës me kalimin në ditën e diel, parashihen edhe reshje shiu më intenzive. Zonave malore reshjet kryesisht do të jenë dëbore.

Temperaturat minimale zbresin në 0C e 3C, e gjatë ditës shkojnë në 10C e 12C.

Pasdite dhe në mbrëmje frynë erë mesatare juglindore 4-9m/s.

Kohëpaskohe reshje lokale shiu parashihen për ditën e diel, me mundësi të shoqërohen me bubullima.

Nuk mungojnë intervale me diell paradite. Temperaturat maksimale mbesin në vlera prej 10C e 11C.

Vransirat mbesin më dominante ditën e hënë. Më vonë pasdite dhe mbrëmjes sërish reshje shiu paraqiten në pjesë të vendit, e me kalimin në ditën e martë, me rënie të temperaturave shndërrohen në reshje dëbore. Temperaturat zbresin në 1C e 3C.