Sporti

Martinez: Botërori 2026 nuk do të jetë fundi për Ronaldon

02/13/2026 18:00
nga:Mergim Rreci

Përzgjedhësi i Portugalisë, Roberto Martinez, ka deklaruar se Cristiano Ronaldo nuk e konsideron Kupën e Botës si turneun e tij të fundit me kombëtaren.

“Ne nuk e konsiderojmë Kupën e Botës si turneun e fundit të Cristiano Ronaldos. Ai mund të shkojë edhe përtej saj. Ai është i freskët dhe në formë të mirë, gjë që është shumë e mirë për kombëtaren tonë,” u shpreh Martinez.

Trajneri spanjoll theksoi se Ronaldo vazhdon të jetë një element i rëndësishëm për përfaqësuesen portugeze, falë përvojës dhe formës fizike që po tregon.