Lajme

Pas mospajtimeve, shtyhet për të hënën seanca për Projektligjin e Buxhetit

02/13/2026 17:30
nga:Sh R

Është shtyrë për të hënën seanca për leximin e parë për Projektligjin e Buxhetit.

Kryetarja e Kuvendit , Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se seanca do të vazhdojë me fillim nga ora 10:00, transmeton Klankosova.tv.

Përndryshe, shtyrja e senacës erdhi për shkak të mospajtimeve mes partive për të vazhduar me votimin e këtij projektligji, ku PDK, LDK dhe AAK kërkuan tri ditë afat për analizimin e buxhetit.