Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë, ku janë përfshirë katër vetura.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Personave të lënduar u është ofruar trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tha Ahmeti për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


