Pak minuta më parë ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e cila po zhvillohet me një agjendë të ngarkuar.
Megjithatë, në fillim të punimeve, deputetët e Listës Serbe kanë lëshuar sallën e Kuvendit.
Në rend dite janë: Ndarja e komisioneve parlamentare, Ndarjet buxhetore dhe Rezoluta për zhvillimet në Hagë.


