Lajme

Sonte në orën 19:00 seanca e parë e Kuvendit të Kosovës

02/12/2026 16:05
nga:Sh R

Sonte me fillim të orës 19:00 do të mbahet seanca e parë e Kuvendit të Kosovës.

Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së parë të Kryesisë me në krye Albulena Haxhiun e cila pasditen e së mërkurës u zgjodh kryetare e Parlamentit.

Në rend dite janë: Ndarja e komisioneve parlamentare, Ndarjet buxhetore dhe Rezoluta për zhvillimet në Hagë.

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri tha se tema më e rëndësishme sonte është Rezoluta për çlirimtarët të cilët gjenden në Hagë.