Sporti

Këto janë shtatë skuadrat e kualifikuara në çerekfinalen e Kupës së Kosovës

02/12/2026 15:15
nga:Lorik J

Shtatë skuadra kanë siguruar kualifikimin në çerekfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.

Llapi, Ferizaj, Ballkani, Vushtrria, Gjilani, Malisheva e Dukagjini janë shtatë skuadrat e kualifikuara tutje, teksa Drita, Drenica, Prishtina, Vëllaznimi, Liria, Trepça 89′ dhe Prishtina e Re janë eliminuar, shkruan GazetaBlic Sport.

Ferizaj – Drenica e Prishtina – Ballkani u vendosën pas penalltive.

Ndeshja mes Feronikelit dhe Dinamos është e fundit nga çiftet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.

Ky duel luhet me 18 shkurt nga ora 13:00.

/GazetaBlic Sport/