Qeveria e re do të mbajë sot mbledhjen e parë.
Kryeministri Albin Kurti sot në ora 10:00 do t`i mbledh ministrat që mbrëmë morën besimin në Kuvendin e Kosovës.
“Mbahet mbledhja e parë e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur të mërkurën ka votuar për formimin e Qeverisë Kurti 3. Për formimin e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, me një kabinet me 19 ministri, kanë votuar 66 deputetë, 49 kanë votuar kundër dhe asnjë nuk ka abstenuar.


