Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Rozeta Hajdari ka komentuar vendimin e saj për të mos marrë një post ministror, duke theksuar se kjo nuk ka pasur ndikim negativ tek ajo.
Sipas Hajdarit, ajo nuk u bë ministre, por kombinimi i përgjegjësive dhe angazhimeve është shumë i mirë dhe i përshtatshëm për të.
“Nuk është patjetër një me qenë, duhet gjithmonë pak njëfarë kombinimi të bukur. Nuk ndikoi keq tek unë edhe pse nuk u bëra ministre, është kombinim shumë i mirë,” tha Hajdari në një prononcim për Kanal 1o.


