Sporti

Sot luhen dy ndeshje në Kupën e Kosovës, vëmendja tek Prishtina – Ballkani

02/11/2026 09:00
nga:Lorik J

Kupa e Kosovës vazhdon të luhet edhe ditën e sotme me dy ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar në kuadër të 1/8 së finales.

Luhet në Klinë dhe në Prishtinë me dy ndeshje që janë mjaftë interesante.

Dukagjini para adhuruesve të vet pret Prishtinën e Re me fillim nga ora 13:00, me dy skuadrat që kërkojnë kalimin tutje.

E në kryeqytet nga ora 18:00 luhet sfida kryesore e këtij rrethi, ku Prishtina dhe Ballkani janë përballë njëra tjetrës.

Të dyja skuadrat duan fitorendhe na pret një ndeshje spektakolare në Fadil Vokrri.

Kupa e Kosovës do të vazhdoj edhe nesër (e enjte) me tre ndeshje të tjera që janë në program për t’u zhvilluar.