Situata para Kuvendit të Shqipërisë është tensionuar, ku janë grumbulluar protestuesit e opozitës.
Siç raportojnë mediat shqiptare, protestuesit kanë hedhur molotovë, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të parlamentit.
Forcat e rendit kanë reaguar duke përdorur autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës, me qëllim shpërndarjen e turmës.

Deri më tani raportohet për një efektiv policie të plagosur.



