Sporti

Trefishim page, klubi saudit bën gati ofertën për Salah

02/10/2026 19:12
nga:Mergim Rreci

Al-Ittihad ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Mohamed Salah për një transferim të mundshëm gjatë merkatos së verës.

Pas largimit të yjeve si Karim Benzema te Al-Hilal dhe N’Golo Kanté drejt Fenerbahçe-s, Al-Ittihad po kërkon me ngulm një lider të ri për projektin e tyre sportiv.

Ndryshe nga tentativat e dështuara të vitit të kaluar, raportimet e fundit tregojnë se sulmuesi egjiptian i Liverpool-it është tashmë më i hapur për të konsideruar një aventurë në Lindjen e Mesme.

Për të bindur “Faraonin”, klubi arab thuhet se është i gatshëm të trefishojë pagën që ai përfiton aktualisht te Liverpool.

Synimi i Al-Ittihad është që marrëveshja të mbyllet përpara fillimit të Kupës së Botës, duke e kthyer Salah në imazhin kryesor të kampionatit saudit.