Sporti

Nkunku: Franca ka tre ekipe për të fituar Kupën e Botës!

02/10/2026 11:54
nga:Lorik J

Gjatë intervistës së tij me Gazzetta dello Sport, sulmuesi i Milanit, Christopher Nkunku, vlerësoi shumë nga shokët e tij të skuadrës kuqezi dhe tha se Franca mund të garojë për të fituar Kupën e Botës me tre ekipe të ndryshme.

Sulmuesi i Milanit, Nkunku, ka qenë në formë të shkëlqyer javët e fundit, duke shënuar një gol në Serie A çdo 63 minuta që nga fundi i dhjetorit.

“Kupa e Botës do të jetë pas tre ose katër muajsh, dhe nëse japim më të mirën për klubin, do të kemi më shumë shanse për t’u thirrur”, tha fillimisht Nkunku.

“Franca është vërtet e fortë. Mund të kemi tre ekipe, dhe secila do të ishte konkurruese për të fituar, sepse kemi sektorë të të rinjve që funksionojnë mirë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/