Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, tha në Pressing në T7 se kërkesa e prokurorisë për 180 vjet burgim, bazohet kryesisht në “dokumentacione të fabrikuara nga Serbia”.
Behrami tha se “me 180 vjet, Specialja, autorët e krimit e gjenocidit në Bosnje, në Kroaci, në Kosovë, autorët e 400 masakrave në Kosovë, 20 mijë dhunimeve, vrasjen e fëmijëve i barazon me krerët e UÇK-së”.
“Këto 180 vjet këta i bazojnë në dokumentacione të ardhuna nga Serbia…Kryeprokurorja më shumë i beson dokumenteve të Serbise sesa gjeneralit Clark…”, u shpreh Behrami.


