Lajme

Haradinaj vlerëson mbështetjen e SHBA-së

02/07/2026 18:02
nga:Mergim Rreci

Në kuadër të Ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u takua me Gjeneralin Amerikan, Claude M. Kicklighter, i cili ka një karrierë të gjatë dhe të shquar në Ushtrinë Amerikane.

Haradinaj shprehu vlerësimin e tij për shërbimin e gjeneralit ndaj popullit amerikan, për mbështetjen ndaj Kosovës dhe për përkushtimin e tij ndaj paqes dhe sigurisë globale.

Ai theksoi rëndësinë jetike të miqësisë së palëkundur ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, duke e cilësuar aleancën me Amerikën si themel të sigurisë dhe prosperitetit të vendit.