Skuadra e Ballkanit ka njoftuar edhe një transferim.
Bëhet fjalë për mesfushorin nga Bullgaria, Stanislav Petkov, i cili përforcon kampionin vjeshtor, shkruan GazetaBlic Sport.
Petkov vjen tek Ballkani nga ekipi Tabor Sezana.
Ja njoftimi i klubit:
“𝐕𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐨𝐫𝐜𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐛𝐮𝐥𝐥𝐠𝐚𝐫𝐢𝐧 𝐒𝐭𝐚𝐧𝐢𝐬𝐥𝐚𝐯 𝐏𝐞𝐭𝐤𝐨𝐯!
FC Ballkani vazhdon të përforcohet në afatin kalimtar, tani duke transferuar mesfushorin bullgar Stanislav Petkov. 21 vjeçari, i cili vjen me një përvojë të rëndësishme nga kampionatet si ai bullgar dhe slloven, do të jetë një lojtar i ri i rëndësishëm në ekipin tonë.
Petkov luan si mesfushor defensiv dhe pritet të përforcojë dukshëm këtë repart me agresivitetin dhe aftësitë e tij mbrojtëse. Me një vlerë tregu në rritje dhe eksperiencën e fundit te Tabor Sezana, ai është gati për aventurën e re me ne.
Mirësevjen në Suharekë, Petkov”. shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


