Sporti

Ballkani nuk ndalet, transferon edhe sulmuesin Ebrima Gaye

02/04/2026 17:48
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit po vazhdon me përforcime para fillimit të sezonit.

Klubi nga Suhareka ka njoftuar para pak çasteve se ka transferuar sulmuesin, Ebrima Gaye nga BST Galaxy, shkruan GazetaBlic Sport.

Më poshtë keni njoftimin e klubit:

“𝐄𝐛𝐫𝐢𝐦𝐚 𝐆𝐚𝐲𝐞 𝐟𝐨𝐫𝐜𝐨𝐧 𝐬𝐮𝐥𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐁𝐚𝐥𝐥𝐤𝐚𝐧𝐢𝐭!
Ebrima Gaye është përforcimi më i ri i Ballkanit, duke ardhur për të shtuar forcë dhe konkurrencë në repartin ofensiv të ekipit. Sulmuesi nga Gambia transferohet nga BST Galaxy, ku gjatë këtij sezoni është paraqitur në formë të mirë.
Gaye ka eksperiencë edhe në arenën ndërkombëtare, me paraqitje për përfaqësuesen e Gambisë, ndërsa gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur edhe në Senegal.
Mirë se erdhe te Ballkani, të urojmë suksese Ebrima Gaye”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport