Sporti

Arbeloa merr lajme të mira nga infermieria, Carvajal dhe Rudiger janë gati të rikthehen në fushë

02/04/2026 15:19
nga:Mergim Rreci

Dy nga lojtarët më me përvojë të Real Madridit – Dani Carvajal dhe Antonio Rudiger – do të rikthehen në aksion, raportoi gazeta AS.

Carvajal, 34 vjeç, po bën gjithçka që mundet për të përshpejtuar rikuperimin e tij dhe për të qenë i disponueshëm për ndeshjen e La Ligës kundër Valencias të dielën, transmeton GazetaBlic Sport.

Sa i përket Rudiger, ai mori pjesë në ndeshjet e Superkupës së Spanjës, por që atëherë nuk ka qenë në skuadrën e “Mbretërve” dhe shpresat janë që ai të jetë gati edhe për ndeshjen kundër Valencias.

Trent Alexander-Arnold, i cili ende nuk ka luajtur nën drejtimin e trajnerit të ri Alvaro Arbeloa, po vazhdon gjithashtu rikuperimin e tij pas dy muajsh mungesë për shkak të një dëmtimi, ashtu si edhe francezi Ferland Mendy, i cili po trajtohet nga një problem muskulor.

Real Madridi është i dyti në renditjen e La Ligës, një pikë pas lideres Barcelonës, pas 22 xhirove të kampionatit.

/GazetaBlic Sport/