“Krimet dhe vrasjet që po nodhin përballë syve tanë, syve të mi, nuk më lejojnë që të qëndroj indiferent. Genocidi në Gaza, ajo që po ndodh në Ukrainë dhe lufta në Sudan nuk më lejojnë që të qëndroj indiferent. Unë do të jem gjithmonë kundër kësaj që po shikoj”.
Vetëm pak ditë pas fjalimit që mbajti në një maanifestim të bërë për Gazën në Barcelonë, Pep Guardiola ka marrë përsipër që të ngrejë zërin përballë padrejtësive që po ndodhin në botë.
Në konferencën e djeshme për shtyp numri një i stolit të Manchester City-t ka thënë se ai gjithmonë që do të jetë një zë kundër luftrave që po ndodhin në botë dhe se mijëra të vrarë që janë regjistruar deri më tani nuk janë thjesht një numër në sytë e tij.


