Saif al-Islam Gaddafi, i biri i ish-udhëheqësit libian, Muammar Gaddafi, është vrarë në Libi, raporton televizioni “Al Jazeera”.
Ahmed Khalifa, correspondent i këtij televizioni në Libi, tha të martën se besohet se Gaddafi i ri është qëlluar me armë dhe është vrarë në qytetin Zintan, ku ishte duke jetuar në dekadën e fundit.
Vrasjen e 53-vjeçarit e konfirmoi këshilltari i tij politik, Abdullah Othman, por sulmuesit dhe rrethanat mbeten të paqarta.
Autoritetet libiane ende nuk e kanë komentuar publikisht rastin.
Saif al-Islam Gaddafi asnjë herë nuk kishte mbajtur ndonjë post publik në Libi, por ishte cilësuar si numri dy i babait të tij nga viti 2000 deri më 2011, kur Muammar Gaddafi ishte vrarë nga forcat opozitare libiane që i kishin dhënë fund pushtetit të tij të gjatë.
Saifi ishte kapur dhe ishte burgosur në Zintan në vitin 2011, pasi ishte përpjekur që të largohej nga vendi, kur opozita e kishte marrë nën kontroll qytetin Tripoli.
Ai ishte liruar në vitin 2017 si pjesë e një amnistie të përgjithshme.


