Sporti

Zyrtare: Redi Kasa largohet nga Gjilani

02/03/2026 18:54
nga:Lorik J

Skuadra e Gjilanit ka njoftuar se ka mbyllur bashkëpunimin me sulmuesin Redi Kasa.

SC Gjilani ka njoftuar para pak minutash se Redi Kasa është larguar nga ekipi, teksa e ka falënderuar atë për profesionalizmin, shkruan GazetaBlic Sport.

Kasa u transferua tek Gjilani në verë, teksa nuk la shumë gjurmë në futbollin kosovar.

Ja njoftimi i klubit:

“Njoftim zyrtar | Mbyllet kapitulli me futbollistin 𝐑𝐞𝐝𝐢 𝐊𝐚𝐬𝐚

Sport Club Gjilani njofton opinionin publik se, me marrëveshje të ndërsjellë, është arritur ndërprerja e parakohshme e kontratës me futbollistin Redi Kasa.

Redi Kasa iu bashkua SC Gjilanit në verën e vitit të kaluar nga Egnatia dhe gjatë periudhës së angazhimit të tij me klubin, ai u paraqit në 7 ndeshje kampionale si dhe në 1 ndeshje të Kupës.

Sport Club Gjilani e falënderon futbollistin Redi Kasa për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së qëndrimit në klub dhe i uron shumë suksese në vazhdimësinë e karrierës së tij sportive”, shkruan klubi.

/GazetaBlic Sport