Lajme

Ambasada britanike mirëpret vendimin e PZAP për Listën Serbe, bën thirrje që të respektohet

02/03/2026 18:44
nga:Genita C

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka reaguar pas vendimit të PZAP-së, lidhur me ankesën e Listës Serbe për mos-shpallje të rezultateve zgjedhore.

Sipas Ambasadës, vendimi i PZAP-së riafirmon të drejtën e komuniteteve jo-shumicë të Kosovës.

“Ne presim që përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë legjitime të jenë në gjendje të marrin detyrën dhe t’u shërbejnë qytetarëve që i kanë zgjedhur” thuhet në reagimin e Ambasadës.

Ky është reagimi i plotë:

Ambasada Britanike vëren vendimin e Panelit të Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore, i cili riafirmon të drejtën e komuniteteve jo-shumicë të Kosovës, së bashku me të gjitha subjektet e tjera politike, për të marrë pjesë plotësisht në procesin demokratik, siç garantohet nga Kushtetuta dhe legjislacioni përkatës. Ne presim që përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë legjitime të jenë në gjendje të marrin detyrën dhe t’u shërbejnë qytetarëve që i kanë zgjedhur.

Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë proceset zgjedhore transparente dhe të bazuara në rregulla në Kosovë. Ne i inkurajojmë të gjitha institucionet dhe aktorët politikë të respektojnë vendimet e institucioneve demokratike dhe të mbështesin integritetin e kornizës zgjedhore. Një proces zgjedhor i besueshëm dhe gjithëpërfshirës është thelbësor për stabilitetin demokratik të Kosovës dhe për forcimin e besimit midis të gjitha komuniteteve.

PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së për mosnjohje të rezultateve të Listës Serbe