Arsenal ka marrë një goditje të rëndë me lëndimin e Mikel Merino, i cili do t’i nënshtrohet operacionit për shkak të një lëndimi.
“Është një humbje e madhe për ne. Një lëndim shumë i rrallë dhe duhet ta monitorojmë me kujdes”, ka thënë Arteta.
Me mbylljen e afatit kalimtar dimëror, trajneri i Arsenal nuk e ka përjashtuar mundësinë e afrimit të një lojtari për ta mbuluar mungesën e Merino.
“Nëse humb një lojtar kaq të rëndësishëm, duhet të shohësh çdo mundësi. Nëse jo, vazhdojmë me ata që kemi”, ka përfunduar Arteta.
Arsenal do të presë Chelsea në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Ligës, me epërsi 3-2 nga ndeshja e parë, por trajneri Mikel Arteta ka paralajmëruar një përballje shumë të vështirë.
Chelsea, nën drejtimin e Liam Rosenior, ka fituar pesë ndeshjet e fundit dhe po kalon formë shumë të mirë, si në Premier League ashtu edhe në Evropë.
Arteta e ka vlerësuar punën e homologut të tij, duke theksuar se Arsenal duhet të bëjë maksimumin për ta siguruar finalen.


