Lajme

Kryeziu e quan skandaloz mos publikimin e rezultateve të Listës Serbe

02/02/2026 20:34
nga:Genita C

Ismet Kryeziu, ka deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është shndërruar në një institucion të politizuar dhe të paaftë, duke dëmtuar drejtpërdrejt demokracinë zgjedhore në Kosovë, raporton GazetaBlic.

Ai e cilësoi si skandaloz dhe të pajustifikueshëm vendimin për mos publikimin e rezultateve përfundimtare të Listës Serbe, duke paralajmëruar se kjo mund të sjellë vonesa serioze në certifikimin e zgjedhjeve dhe rrezik për konstituimin e institucioneve.

Kryeziu theksoi se përgjegjësit për këtë degradim institucional duhet të mbajnë përgjegjësi politike dhe morale, ndërsa kritikoi edhe përfaqësuesit opozitarë në KQZ, duke vënë në pikëpyetje rolin e tyre dhe duke paralajmëruar një zhbërje të opozitës në Kosovë.