Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, mbajti një takim koordinues me Komisionin Qendror për Vlerësimin e Dëmeve dhe Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca, raporton GazetaBlic.
Takimi u fokusua në koordinimin institucional dhe zbatimin e procedurave ligjore për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet e muajit janar, duke përfshirë ekonomitë familjare, bujqësinë, bizneset dhe infrastrukturën.
Rama riafirmoi përkushtimin për mbështetje qytetarëve të prekur dhe për një proces të drejtë dhe transparent.


