Lajme

Macron shfaqet në dosjen “Epstein”

02/02/2026 14:33
nga:G B

Në dokumentet e reja të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për çështjen Jeffrey Epstein shfaqet edhe emri i presidentit francez Emmanuel Macron.

Në disa email-e dhe shkëmbime mesazhesh, vetë Epstein pretendon se Emmanuel Macron i kishte kërkuar këshilla për çështje që lidhen me institucionet, politikat dhe shkencën.

Një email i vitit 2018 përmend një mesazh që Epstein ia atribuon Macron mbi nevojën për riformatimin e institucioneve ndërkombëtare dhe bashkëpunimin mes sektorit publik dhe privat.

Në dokumente të tjera flitet edhe për një drekë në Pallatin Elysee në vitin 2016, kur Macron ishte ministër i Ekonomisë, si dhe një takim i përmendur në një komunikim tjetër privat.

Deri më tani, Presidenca Franceze nuk ka reaguar zyrtarisht për këto të dhëna të publikuara nga dosja Epstein.

Ky i fundit u gjet i vdekur në burg në vitin 2019, ndërsa ndaj tij kishte akuza për pedofili.