Lajme

Apeli ia ul dënimin në 13 vjet Alidemajt për krime lufte

02/02/2026 13:38
nga:G B

Muhamet Alidemaj është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të krimeve të luftës ndaj popullsisë civile, duke u dënuar me 13 vjet burgim.

Vendimi u shpall nga kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili, i cili njoftoi se Alidemaj është fajtor për kryerjen e krimeve të luftës ndaj popullsisë civile në bashkëkryerje.

Rasti ndaj tij ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit, e cila ka prishur aktgjykimin e mëhershëm të Gjykatës Themelore. Fillimisht, Gjykata Themelore e kishte dënuar Alidemajn me 15 vjet burgim për krime lufte, ndërsa pas shqyrtimit nga Apeli, dënimi ndaj tij është ulur në 13 vjet burgim.