Sporti

Messi i jep dritën jeshile Galatasarayt, projekt special përpara Botërorit 2026

02/02/2026 10:01
nga:G B

Galatasaray ka ndezur entuziazmin e tifozëve pas një deklarate bombastike të komentatorit turk Levent Tüzemen, i cili tha se Lionel Messi ka dhënë “dritën jeshile” për një projekt të veçantë me klubin nga Stambolli.

Sipas tij, bëhet fjalë për një angazhim 4-mujor me 12 ndeshje, me kusht që Messi të luajë vetëm në Stamboll.

Thuhet se ylli argjentinas e sheh këtë si përgatitje për Kupën e Botës 2026 dhe ka refuzuar një ofertë nga Al Hilal. Nëse transferimi realizohet, pritet një pritje madhështore historike në aeroport.