Lajme

Arrestohet prishtinasi pasi ngacmoi një grua

02/02/2026 09:04
nga:G B

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se kishte ngacmuar një grua.

Sipas të dhënave të Policisë, rasti kishte ndodhur më 26 janar në rrugën “Bajram Kelmendi”, teksa i dyshuari është prangosur të dielën e 1 shkurtit.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Më 01.02.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit për kryerje të veprës së lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin zyrtar.