Lajme

“Sot të gjithë po sillen se kanë qenë kundër tij”/ Arifi: Lajçaku ka qenë dost i Kurtit e Bislimit, sa ndeja kanë pasur te Ridi

02/01/2026 11:16
nga:G B

Ish kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se sot të gjithë po sillen sikur nuk e kanë dashur Lajçakun e kanë qenë kundër tij, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Lajçak ka qenë dost i Kurtit dhe i Bislimit, deri te Marrëveshja e Ohrit.

“Sa ndeja i kanë pasë te Ridi, tu mbajtë Kurti ligjërata filozofike e “intelektuale”, e aprovo Lajçaku, me gojë të hapur siç thoshte edhe ai analisti i VV shumë i mençum je, Kurti. Albin Kurti e mbante Lajçakun si partner evropian “të preferuar”, deri në momentin kur erdhi Ohri dhe Lajçaku s’e luajti lojën sipas pritjeve të Kurtit. Aty filloi zhgënjimi”, ka shkruar Arifi në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Krejt sot po sillen sikur kërkush s’e paska dashtë Lajçakun e sikur të gjithë paskan qenë kundër tij.

Ma kadal bre. Veç me u ditë e mos me u harru.

Deri te Marrëveshja e Ohrit, Miroslav Lajçák ishte dost i Kurtit dhe i Bislimit.

Sa ndeja i kanë pasë te Ridi, tu mbajtë Kurti ligjërata filozofike e “intelektuale”, e aprovo Lajçaku, me gojë të hapur siç thoshte edhe ai analisti i VV shumë i mençum je, Kurti.

Albin Kurti e mbante Lajçakun si partner evropian “të preferuar”, deri në momentin kur erdhi Ohri dhe Lajçaku s’e luajti lojën sipas pritjeve të Kurtit. Aty filloi zhgënjimi.

Kur Haradinaj dhe liderët e opozitës kërkonin orientim kah Amerika e jo kah Lajcaku, Kurti thoshte:

“S’jemi na Meksikë me u kufizu me Amerikën, na jemi Evropë.”

Pastaj erdhi Ohri.

Dhe u prish kumaria.

Prej aty nisi rishkrimi i historisë:

– Lajçaku u bë problemi

– Evropa u bë e padrejtë

– të gjithë “gjithmonë” paskan qenë kundër tij

Politika ka memorie të shkurtër, por faktet nuk zhduken.

E kjo histori, sado që po tentohet me u harru, ka qenë krejt ndryshe.